Ribery dëshiron të luajë për një skuadër të madhe

Franck Ribery ka zbuluar se ai ende dëshiron të luajë për një "klub të madh" sapo të largohet nga Bayern Munich në fund të qershorit.

Sport

16/06/2019 18:43

36-vjeçari iu bashkua ekipit të Bundesligës në vitin 2007 dhe realizoi 425 paraqitje për klubin, duke shënuar 124 gola.

Francezi ndihmoi klubin të fitojë 23 trofe gjatë kohës së tij në ‘Allianz Arena’, duke arritur kulmin me triumfin në Ligën e Kampionëve në vitin 2013 pas një fitoreje 2-1 ndaj Borussia Dortmund, transmeton lajmi.net.

Ribery ende beson se ai mund të luajë në nivelin më të lartë, duke folur për L’Equipe: “Unë jam ende i uritur dhe mendoj se ende mund të jap gjëra të tjera”.

”Për sa kohë që unë mendoj se kam një nivel të lartë në kokë dhe këmbë, do të kërkojë diçka të tillë”.

”Unë kurrë nuk do të mashtrojë. Ende mund të luaj për një klub të madh. Më lejoni të mendoj… dua të luaj për dy sezone të tjera”, përfundoi anësori francez. /Lajmi.net/