Ribery, Botërori në rrezik

Franck Ribery mund të mbetet pa Botëror. Mesfushori francez ndien dhimbje shpine dhe rrezikon ta lëshojë mundësinë e fundit për këtë eveniment të rëndësishëm të futbollit.

Sport

02/06/2014 00:48

E gjithë Franca është nën ethe. Kjo pasi Franck Ribery, lojtari kryesor i trekolorëve, rrezikon të mos marrë pjesë në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në Brazil.

Madje, mesfushori i Bayern Munichut rrezikon ta humb mundësinë e fundit për të marrë pjesë në një Botëror, kur kihet parasysh se ai është tashmë 31 vjeç.

Ky është alarmi i lansuar nga shtypi francez, sipas së cilit, përfaqësuesi transalpin po ndien dhimbje në shpinë, e cila mund t’ia rrezikojë pjesëmarrjen në Botërorin 2014.

Të hënën, selektori Didier Deschamps do ta publikojë listën përfundimtare të të ftuarve.

Sigurisht, të gjithë tifozët francezë shpresojnë ta lexojnë aty edhe emrin e Ribery.