Rezultatet preliminare shpallen gjatë ditës

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme pritet të shpallen gjatë ditës nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Kreytarja e KQZ’së, Valdete Dakës thotë se kjo shtyrje e shpalljes së rezultateve është bërë për shkak se po vazhdon procesi i numërimit.

Lajme

04/11/2013 10:17

Edhe pse është pritur që mbrëmë të dalin rezultatet e para preliminare për zgjedhjet  3 nëntorit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ishte vetë Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, e cila në një intervistë për lajmi.net, që deklaroi një ditë para zgjedhjeve, se rezultatet do të shpallen dy orë pas mbylljes së vendvotimeve. Por, Daka në orët e para të mëngjesit, doli para mediave dhe tha se rezultatet nuk janë gati dhe ato do të shpallen gjatë ditës së sotme.

Rezultatet e ngushta nëpër shumicën e komunave të kandidatëve për kryetar të komunave, sipas Dakës, është njëra nga arsyet kryesore të shtyrjes së rezultateve preliminare.

Daka tha se se rezultatet preliminare do të shpallen më vonë gjatë ditës pasi aktualisht po vazhdon procesi i numrimi.

“Në disa komuna nuk janë rezultatet e plota dhe në disa komuna do të ketë balotazhe të ngushta, me rezultatet preliminare do të dalim sot kur do t’i kemi rezultatet e sakta nga të gjitha komunat”.