Rezultatet nga ndeshjet direkte në mes Kosovës dhe Greqisë
Kosova dhe Greqia do të përballen sot në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport
Kombëtarja e Kosovës do të jetë nikoqire e asaj greke në ‘Fadil Vokrri’, për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.
Të dy ekipet futen në këtë ndeshje pasi kanë fituar ndeshjen paraprake, transmeton lajmi.net.
Kosova mposhti Qipron 2:0, ndërsa Greqia arriti fitore 1:0 ndaj Irlandës së Veriut.
Ndërsa, sa i përket takimeve direkte në mes Kosovës dhe Greqisë, në tri ndeshje janë ndarë baras, kurse njërën e kanë fituar grekët.
Në pesë takimet e fundit ekipi kosovar ka dy fitore dy humbje një barazim, njëjtë kanë edhe Greqia bilancin e pesë ndeshjeve të fundit.
Sa i përket ranglistës nga FIFA, Kosova ndodhen në vendin e 107, kurse grekët në të 55./Lajmi.net/