Rezultatet, brenda dhjetë ditësh

Brenda dhjetë ditësh do të publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Lajme

19/06/2014 12:49

Kështu ka thënë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. 

Ajo ka thënë se shtyrje e publikimit të rezultateve vjen si pasojë e rinumërimit të kutive të votimit.

“Prej 2374 kutive, 440 po rinumërohen”, ka thënë Daka për Express.

“Rezultatet e fundit dalin pasi të rinumërohen kutitë dhe pasi të dhënat futen në sistem, do të dalin rezultatet finale\”.

\”Nuk mund të them saktësisht, por përafërsisht edhe dhjetë ditë do të publikohen rezultatet përfundimtare. Nuk mund ta parashikojmë me saktësi ditëm se kur, sepse nuk dihet se ç’farë problemet do të dalin gjatë procesit. Rinumërimi po ndodh për shkak të mospërputhjeve”, ka thënë Daka.