Rezultate të befasishme në ndeshjet e mbrëmshme të NBA

NBA po vijon përfundimin e këtij sezoni në Orlando, ku befasitë nuk mungojnë aspak.

Sport

05/08/2020 10:11

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit me kohën tonë, u regjistruan disa rezultate interesante, përcjell lajmi.net.

Brooklyn Nets triumfuan ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 119:116, në ndeshjen ku Luwawu-Cabarrot shkëlqeu me 26 pikë.

Phoenix Suns gjithashtu surpirzuan Clippersat, duke i mposhtur 117:155 – falë një përformance brilante të Devin Booker që realizoi koshin e fitores plus 33 pikë të tjera, duke kapur totalin e 35-ve.

Portland Trail Blazers mbajtën gjallë shpresat për një vend në play-off, pasi fituan ndaj Houston Rockets 110:102. /Lajmi.net/