Rezultat befasues në Ferizaj, Flamurtari triumfon ndaj Dukagjinit

Ferizaj është befasuar në stadiumin e vet, teksa është mposhtur nga Vushtrria me rezultat minimal.

Sport

15/09/2019 17:49

Ferizajasit kanë vazhduar serinë negative pas asaj fitore surprizuese ndaj Dritës në javën e parë, ndërkohë vushtrriasit arritën fitoren e parë në Superligë.

Ndeshja u vendos në minutën e 34’ nga goli i Ygor Vinicius.

Pas katër ndeshjeve, Vushtrria tubon 4 pikë kurse Ferizaji 3 sosh.

Flamurtari ndërkohë ka mposhtur me rezultat të pastërt 2-0 ndaj Dukagjinit.

Egzon Krasniqi (10’) dhe Danin Talovic (25’) shënuan në fitoren e kryeqytetasve, e cila ishte e dyta radhazi.

Flamurtari pas katër xhirove tubon 7 pikë kundrejt një të Dukagjinit, që nuk e ka nisur aspak mirë rikthimin në Superligë pas 16 viteve. /Lajmi.net/