Rezolutën për hetim të EULEX-it e presin sfida të reja (Video)

Sigurimi me vështirësi i votave më 23 korrik mund të mos jetë sfida e vetme në fuqizimin e rezolutës së propozuar nga lëvizja Vetëvendosje për një hetim rrënjësor të brenda misionit të EULEX-it.

Lajme

05/08/2015 20:42

Ani pse kanë kaluar afro 2 javë nga miratimi, pika e saj e parë nuk ka gjetur zbatim.

Presidentja Atifete Jahjaga ende nuk i ka kërkuar Komisioneres së Lartë për Politikë të Jashtme Frederica Mogherini inicimin e hetimit institucional për çdo rast të cituar për stafin e EULEX-it në raportin e hartuar nga zyrtarë të BE-së.

Por, ngecja më e madhe e zbatimit të rezolutës mund të jetë brenda vetë zyrave të Kuvendit të Kosovës, ku u miratua. Ajo u nënshkrua nga kryeparlamentari Kadri Veseli, me 8 ditë vonesë.

Por, ngecja më e madhe e zbatimit të rezolutës po del të ketë qenë brenda vetë zyrave të Kuvendit të Kosovës, ku u miratua. Ajo u nënshkrua nga kryeparlamentari Kadri Veseli, me 8 ditë vonesë.

I kontaktuar nga Klan Kosova, Sherif Konjufca, shef i zyrës për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvend, tha se askush nga stafi teknik i kuvendit nuk është i autorizuar të flas për këtë temë, përveç këshilltarëve të Kadri Veselit.

Por, Blerim Latifi e këshilltarët tjerë të Veselit nuk qenë të kontaktueshëm për dy ditë radhazi.
Rezoluta e Vetëvendosjes mori 23 vota, nga vetëm 63 deputetë sa ishin të pranishëm në sallën e kuvendit, pasi që gati gjysma e tjetër e tyre u larguan nga salla sapo filloi të diskutohej kjo temë. /Klan Kosova

YouTube player