Rexhep Selimi: Buxheti i vitit 2017 nuk garanton formimin e ushtrisë

Buxheti për vitin 2017 nuk garanton themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ky është konstatimi që ka dhënë deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet projektligji për buxhetin.

Lajme

22/12/2016 16:47

Selimi ka thënë Qeveria e Kosovës, ka ndarë buxhet për FSK-në, sa për një gjysmë kilometri autostradë.

“Me buxhetin e vitit 2017 nuk do të jetë ushtri e Kosovës. Sepse Qeveria prapë është kujdesur me vetëm 5 milionë euro sa një gjysmë kilometri autostradë. Ky buxhet nuk garanton rritje të kapaciteteve të Policisë”, tha Selimi.

Deputeti i VV-së u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës që të votojnë kundër këtij projktligji të buxhetit./ Lajmi.net/