Rexhep Ismajli: Studimet e Bokshit, majat e albanistikës
Kolegët e akademikut Besim Bokshi janë mbledhur në mëngjesin e së dielës në ndërtesën e tyre, në kujtim të ish-kryetarit e akademikut që ndërroi jetë të një ditë më parë.

Lajme
I vetmi që ka folur në këtë akademi përkujtimore, ka qenë akademik Rexhep Ismajli.
“Me studimet që shënojnë majat e albanistikës, me krijimet e veçanta letrare poetike, me veprimtarinë intelektuale publike, me jetën e tij frymëgjatë arsimuese për brezat e shekullit që shoi robërinë, me punën e tij të themeltë shoqërore e politike, me angazhimet në Lëvizjen për pavarësi të vendit, Akademik Besim Bokshi shquhet në horizontet e dijeve, të kulturës dhe të botës shqiptare”, ka thënë akademik Ismajli, në komemoracionin e mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, raporton koha.net
Homazhe do organizohen edhe në vendlindjen e tij, në Gjakovë, nga ora 15 deri në 17, në palestrën e sporteve “Shani Nushi”, kurse më pastaj trupi i akademikut Bokshi do të varroset në varrezat e qytetit të Gjakovës.