Rexhbecaj tregon se çfarë bëri pasi u transferua te Koln – qëndroi pa gjumë deri në mesnatë

Mesfushori me prejardhje kosovare, Elvis Rexhbecaj, ka zbuluar detaje interesante nga transferimi i tij te Koln.

Sport

05/04/2020 12:19

Rexhbecaj, i cili tashmë luan me fanellën e Koln, më parë ishte pjesë e skuadrës tjetër nga Bundesliga, Wolfsburg.

Pas transferimit në skuadrën nga lindja e Gjermanisë, kosovari ka shfrytëzuar natën për të mësuar disa gjëra rreth skuadrës, duke shikuar dokumentarin e klubit.

“Pasi iu bashkova FC Cologne, unë kalova gjithë natën duke parë dokumentarin e 24/7 FC”, ka thënë Rexhbecaj, transmeton lajmi.net.

“Mbeta zgjuar deri në ora 01:00 pas mesnate”, ka shtuar kosovari.

Elvis Rexhbecaj është në mesin e lojtarëve që akoma nuk i ka thënë ‘PO’ Kosovës, por ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë. /Lajmi.net/