Rexhbeçaj, Toma, Vallçi, Kamberi e Shabani – Kush do të jetë i ardhshmi që do t’i thotë PO Kosovës?

Kombëtares së Kosovës së fundmi i është shtuar edhe një emër në listën e yjeve të saj.

Sport

21/06/2019 23:26

Florent Muslija, i cili paraqitet me skuadrën e Hannover 96, i ka thënë PO kombëtares së drejtuar nga Bernard Challandes.

Muslija ka gëzuar jashtëzakonisht shumë përkrahësit e kombëtares Dardane, por ka nxitur edhe diskutime për emrat tjerë që janë në pritje.

Elvis Rexhbeçaj, Bastien Toma, Albert Vallçi, Florian Kamberi e Meritan Shabani janë disa prej emrave nga të cilët Kosova po pret përgjigje, shkruan lajmi.net.

Rexhbecaj paraqitet me skuadrën e Wolfsburg, dhe aktivizohet si mesfushor, pozitë në të cilën ka lënë mbresa të mira.

Toma (Sion), Vallçi (Salzburg), Kamberi (Hibernian) e Shabani (Bayern Munich) gjithashtu janë lojtarë që do t’i jepnin shumë kombëtares së Kosovës në futboll.

Mbetet të shihet nëse ndonjëri nga pesë të lartpërmendurit do t’i ndjek hapat që ndoqën Florent Muslija por edhe Florent Hadërgjonaj e shumë yje të tjerë të futbollit botëror, që janë me prejardhje nga Kosova. /Lajmi.net/