Rexhbecaj paralajmëron ardhjen te Kosova

22:20 | 27 Nentor 2021

Mesfushori Elvis Rexhbecaj është ndër lojtarët kosovar që përfaqësojnë një Kombëtare tjetër.

Qe disa vite, Rexhbecaj ishte i lidhur me përfaqësimin e Kosovës, por nuk ka pasur asgjë konkrete.

Kosovari aktualisht është pjesë e skuadrës së Bundesligas, Bochume e cila ndodhet në pozitën e 12-të në tabelë.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi para disa ditëve ka thënë së Rexhbecaj është ndër lojtarët që mund t’i bashkohen Kosovës në vitet në vijim.

E tani, futbollisti ka ‘shprehur interesim’ duke vendosur flamurin e Kosovës në bio te faqja zyrtare e tij në Instagram.

Nderkohë, këtë edicion Rexhbecaj është paraqitur në të gjitha 13 paraqitjet e sezonit në Bundesliga, duke luajtur 1,054 minuta në total dhe duke qenë ndër lojtarët kyç në skuadrën e Bochum.

Pozita natyrale e Rexhbecaj është mesfushor qëndror por që mund të luajë edhe më përpara.

/Lajmi.net/