Revolucion te Man Utd, largohen 11 lojtarë

Manchester United ndjen nevojën për ndryshime të mëdha në skuadër në verën e vitit 2019.

Sport

18/04/2019 10:37

Eliminimi i turpshëm nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, dhe sezoni i vështirë që po kalohet në Premierligë ku rrezikojnë të mbesin jashtë top katërshes, ka bërë që Manchester United të mendojë për një revolucion në skuadër.

‘DailyMail’ shkruan se hiq më pak se 11 lojtarë mund të largohen nga ‘Old Trafford’, përcjell ‘lajmi.net’.

Fred, Alexis Sanchez, Ashley Young dhe tetë lojtarë të tjerë të Manchester United, do të duhen të ndryshojnë skuadër.

Lista e largimeve është e gjatë, dhe përbëhet me emrat si Eric Bailly, Phil Jones, Marcos Rojo, Ashley Young, Matteo Darmian, Juan Mata, Andreas Pereira, Fred, Alexis Sanchez, Antonio Valencia, Ander Herrera.

Ka lojtarë e ardhmja e të cilëve mbetet e paqartë, dhe në mesin e tyre është Victor Lindelof, Diogo Dalot, Nemanja Matic dhe Scott McTominay./Lajmi.net/