Revoltohet Agnesa Vuthaj!

Agnesa Vuthaj duket se nuk e ka në plan më ti lë lajmet që nuk janë të vërteta të qarkullojnë për te. Pas një lajmi që ka publikuar indeksonline, Agnesa ka reaguar menjëherë...

ShowBiz

21/03/2015 13:08

Ishte shkruar se bukuroshja Vuthaj po kënaqet në shoqërinë e një biznesmeni, e kjo duket se e ka revoltuar modelen e cila përmes një statusi të gjatë në Facebook,ka reaguar, transmeton lajmi.net

 Ja mbishkrimi i plotë Agnesës

„ Duke qenë person publik që shumë vite, më ka ndodhur shpesh të dëgjoj dhe të lexoj fjalë e lajme të pa vërteta për veten, të sajuara nga persona të caktuar për interesa të caktuara, të cilat gjithmonë i kam injoruar dhe as nuk kam marr mundin t’i demantoj, sepse nuk kam dashur të ju jap rast personave të tillë të përmenden në një deklaratë timen, e as mediumit i cili ka publikuar të tilla lajme”

“Këtë periudhe, me lulëzimin e hovshëm të portaleve, vërehet që cdo kush, që ka një mik punonjës në portal apo që ka ca para të mjaftueshme për të paguar një shkrim, mund të publikoj cfarë do që i shkon në mendje, ose cfarë do që mendon që mund t’i sjellë “famë” në rrethin ku jeton”

“I tillë ishte edhe ky lajm që paska publikuar Indeksonline. E vërejta që nga titulli që lajmi shkon në favor të personit te ashtuquajtur biznesmen, i cili në të vërtete u paraqit si një fans i zakonshëm që më priste tek dera e sallës ku u mbajt gala mbrëmja të enjten, për të më kërkuar një foto, dhe për të me lutur edhe për një të dytë e te tretë, madje duke me ardhur pas në korridoret e Swiss Diamond për të m’u përgjëruar edhe për një foto tjetër, sepse i kishte kontrolluar dhe nuk kishte dal mirë në foto.”

“Sic duket nuk paskan qenë rezulucion i mjaftueshëm për portalin, për te, apo për personin që mund ta ketë shtyrë ta bëjë atë veprim, dhe i është dashur patjetër të insistoj për një foto të kualitetit të lartë që të shoqëroj lajmin, i cili do të publikohej të nesërmen, pas afër 24 orësh, pasi që sigurisht është dashur të pritet ora 21.00 ku klikimet dhe lejueshmëria janë më larta”

“Një informate shtesë, foto të tilla, e qeshur pranë atyre që e kërkojnë një foto me mua, kam realizuar me mijëra në këto 12 vite karriere publike. Ky është linku për të cilin kam shkruar dhe kam një kërkese, nëse dikush e njeh personin në foto, ju lutem më nisni emrin dhe mbiemrin e tij”, ka shkruar Agnesa. Lajmi.net