Revolta për protestuesit e arrestuar, bllokohet rruga para Policisë së Tiranës
Rruga para Drejtorisë së Policisë së Tiranës është bllokuar nga familjarët e 23 personave që u arrestuan në Kukës pas protestës në Rrugën e Kombit.

Lajme
Ata mbështeten nga deputetët e PD-së dhe bashkarisht kanë kërkuar lirimin e të akuzuarve për “vandalizëm”, siç u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
Policia i ka larguar nga trotuari, pasi pengonin kalimin e qytetarëve; të revoltuarit kanë qendruar aty që nga dita e djeshme, kur të afërmit e tyre u sollën ngë Tiranë nga komisariati i Kukësit, ku siç u tha, nuk kishte kapacitet për t’i mbajtur aq shumë të prangosur njëherësh.
Pasi janë detyruar të spostohen, protesuesit janë zhvendosur në rrugën ku qarkullonin automjetet, duke bllokuar kalimin.