Reuters kujton krimet e Millosheviqit, emri i rrugës Sllobodan Millosheviq i papranueshëm
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar serbët të hënën që të mos vazhdojnë me vendimin për të emëruar një rrugë me emrin e Sllobodan Millosheviqit, ndërhyrja e të cilit në Kosovë nxiti luftën me NATO-n më 1999.

Lajme
Rreth 10,000 shqiptarë u vranë në Kosovë dhe pothuajse 1 milion të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës brutale të kryer nga forcat serbe nën urdhrat e Millosheviqit më 1998-99, para se NATO të intervenonte me sulme ajrore që zgjatën 78 ditë, pas së cilës Kosova mori rrugën e saj drejt pavarësisë që u shpall më 2008.
Nëntëdhjetë për qind e popullatës së re prej 1.8 milion banorësh janë shqiptarë, por një pakicë serbe vazhdon të mbetet në Kosovë.
Vendimi që një komunë serbe të emëronte një rrugë me emrin e Millosheviqit, u prit ashpër edhe nga popullata por edhe nga Qeveria.
“Për Qeverinë e Kosovës një vendim i tillë është i papranueshëm”, ka thënë Bajram Gecaj, zëvendësministër i Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal për Reuters, transmeton koha.net.
“Ne presim nga Kuvendi Komunal i Ranillugut që të ulet dhe të ndryshojë vendimin, dhe nëse kjo nuk ndodhë, atëherë do të ndërmarrim veprimet e nevojshme në bazë të ligjit”, ka thënë ai.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit Komunal të Ranillugut, Sasha Aleksiq ka thënë se vendimi është sistemuar “për diskutime të mëtejshme”.