Reuters: Haradinaj do të hetohet nëse është gjykuar nga Haga për akuzat e Serbisë

Një burim gjyqësor i ka thënë Reuters-it se nga e enjtja do të filloj hetimi për Ramush Haradinajn, për të parë nëse ka arsye për mos ekstradimin e tij, sidomos nëse kjo kërkesë është lëshuar për arsye politike

Lajme

04/01/2017 23:20

Hetuesit do të shohin nëse Haradinaj është gjykuar nga Gjykata e Hagës, për të njëjtat akuza që i përmban fletarresti nga Serbia, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net

Haradinaj ishte duke udhëtuar me pasaportë diplomatike, kur u ndalua nga autoritetet franceze.

Ai është shpallur i pafajshëm për herë të dytë nga Haga në vitin 2012. /Lajmi.net/