Reuters: Agjentët po ikin, CIA është copëtuar për shkak të Donald Trump

Pas zgjedhjes së Donald Trump si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës thuhet se morali i agjencisë së inteligjencës CIA është duke rënë. Kjo pasi disa agjentë të inteligjencës kanë nënshkruar tashmë dorëheqjet e tyre, sipas Reuters.

Bota

14/01/2017 00:19

Sipas një zyrtari të lartë të agjencisë së inteligjencës, numri i agjentëve mbi moshën 50 vjeç me të paktën 20 vjet përvojë, si dhe me të paktën pesë vjet eksperiencë jashtë vendit, e kanë nënshkruar tashmë një dorëheqjen, por nuk specifikojë datën, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Siç u tha nga zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm të qeverisë amerikane, është e zakonshme për njerëzit që të sulmojnë CIA-n, por kjo nuk është e zakonshme që këtë ta bëjë Presidenti.

“Unë mendoj se është një recetë për katastrofë,” tha Daniel Benjamin, i cili ishte në departamentin për luftën kundër terrorizmit në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit.

Tramp ditë më parë lëshoi akuza ndaj agjencive të inteligjencës amerikane kur tha se dokumenti ku pretendohet se Rusia ka ndikuar në zgjedhjen e tij president është publikuar nga nga CIA.

“Atë ndoshta e kanë hartuar agjencitë e inteligjencës, edhe pse ata e dinë se nuk kanë asnjë dëshmi dhe  kurrë nuk do të kenë”, shkroi Trump në Twitter, duke shtuar se stafi i tij brenda 90 ditëve të publikojë një raport të plotë.

Shefi i Zbulimit Kombëtar James Clapper tha të mërkurën se materialet përkatëse në lidhje me Trump të publikuar nga mediat nuk janë publikuar nga agjencitë e inteligjencës.

Situata vjen duke u ndërlikuar vetëm një javë para se Trump të bëjë  betimin, kur dy prej të nominuarve të tij për postet e larta të sigurisë vendosen një ton të ndryshëm në seancat e tyre të konfirmimit të Senatit.

Kongresmeni republikan Mike Pompeo, kandidati për drejtor i Agjencisë Qendrore e Inteligjencës, tha të enjten se ai e ka parë personelin e CIA-s “, të ecë nëpër zjarr.”

Kandidati i Trump për sekretar të mbrojtjes të SHBA-së, James Mattis, u tha senatorëve se ai kishte një “shkallë shumë, shumë të lartë të besimit” në agjencitë e inteligjencës SHBA-së. Mattis vë edhe Rusinë në krye të listës së kërcënimeve ndaj interesave të SHBA-së./Lajmi.net/