Reus zgjedh Realin

I kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane, ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka vendosur t’i bashkohet Real Madridit në fund të këtij sezoni.

Sport

07/11/2014 23:34

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus është gjithnjë më afër transferimit në Real Madrid.

Sipas portalit spanjoll “Fichajes”, reprezentuesi gjerman – i kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Manchester Cityn, Bayern Munichun e Liverpoolin – ka vendosur t’i bashkohet gjigantit madrilen, në fund të këtij sezoni.

Fichajes” insiston se nuk bëhet fjalë vetëm për një spekulim, mirëpo është informuar se Reus është duke i sqaruar detajet e fundit para transferimit në Santiago Bernabeu, për sezonin 2015-16.