Reus mungon tre muaj

Marco Reus do të mungojë tre muaj, pas lëndimit që e pësoi të premten në miqësoren me Armeninë. Mesfushori gjerman e lëndoi nyjën e këmbës dhe do të kthehet në shtator.

Sport

10/06/2014 20:16

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus pritet të mungojë në fillim të sezonit 2014/15 në Bundesligë, pasi e lëndoi një lëndim në nyjën e këmbës, e cila është më e rëndë se që mendohej.

Përfaqësuesi gjerman mbeti jashtë Botërorit pasi e lëndoi nyjën në miqësoren ndaj Armenisë, të premten e kaluar.

Fillimisht flitej se ai mund të rikthehet në fazën para-sezonale, por ai do të mungojë së paku deri në shtator.

“Marco Reus do të jetë jashtë më gjatë se që pritej. 25 vjeçari nuk mund të kthehet para shtatorit”, njofton klubi gjerman.

“Mjeku i klubit, Markus Braun pret që lojtari të kthehet pas tre muajsh”, vazhdon njoftimi i klubit.

Reus i ka zhvilluar 44 ndeshje në të gjitha kompeticionit me Dortmundin këtë sezon, duke realizuar 23 gola.