Reus mungon një muaj

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Marco Reus do të jetë jashtë fushave të lojës për plotë një muaj.

Sport

08/09/2014 16:23

Reus pësoi një lëndim në ndeshjen e djeshme të Gjermanisë kundër Skocisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Ai pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe është dashur ta lëshojë fushën para kohe.

Ekzaminimet e sotme mjekësore, kanë treguar se mesfushori do të jetë jashtë fushave të lojës për plotë katër javë.

Ky është një lajm shumë i keq për Dortmundin, pasi dihet se Reus është lojtari kryesor i skuadrës.