Reus mbetet në Dortmund

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus nuk do të transferohet në Real Madrid e as në Barcelonë. Agjencia e tij “SportsTotal”, ka konfirmuar se ai do të mbetet në Signal Iduna Park.

Sport

29/07/2015 15:50

Marco Reus nuk do të largohet nga Borussia Dortmund, ka bërë të ditur agjencia e tij, “SportsTotal”.

Ylli gjerman spekulohej se kërkohej nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin e Barcelonën.

Por, ai është i lumtur në Signal Iduna Park.

“Ne lexojmë shumë spekulime që qarkullojnë rreth transferimit të Marcos”, thuhet në njoftim.

“Ne mund të konfirmojmë se futbollisti është duke kaluar shumë mirë në Borussia dhe është mirënjohës për interesimin e shumë klubeve, por së fundmi ka vendosur të mbetet në Dortmund”.