Reus kushton 65 milionë euro

Marco Reus kushton 65 milionë euro, në përputhje me kontratën e re që nënshkroi me Borussia Dortmundin. Klubet e interesuara për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus, duhet të paguajnë 65 milionë euro për transferimin e tij. Reprezentuesi gjerman vazhdoi kontratën me Dortmundin deri më 2019, duke i dhënë fund dëmshpërblimit paraprak që…

Sport

12/02/2015 11:39

Marco Reus kushton 65 milionë euro, në përputhje me kontratën e re që nënshkroi me Borussia Dortmundin.

Klubet e interesuara për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus, duhet të paguajnë 65 milionë euro për transferimin e tij.

Reprezentuesi gjerman vazhdoi kontratën me Dortmundin deri më 2019, duke i dhënë fund dëmshpërblimit paraprak që aktivizohej në verën e ardhshme për 25 milionë euro.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, Reus tani kushton shumëfish më tepër, plot 65 milionë euro.

Ylli gjerman spekulohet se kërkohet nga Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea.