Reus: Kurrë nuk do të luaja për Bayernin

Marco Reus ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë për të luajtur për Bayern Munich, duke zbuluar se ai kurrë nuk do të mund të bashkohej me gjigantin bavarez, me zemrën e tij të vendosur të ishte një lojtar i Borussia Dortmund.

Sport

09/04/2020 08:36

30 vjeçari ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim te Bayern Munich gjatë karrierës së tij që kur u bë një yll i Bundesligës, te skuadrat Borussia Monchengladbach dhe Dortmund.

“Kërkesa erdhi (nga Bayern), ashtu siç erdhën edhe nga klubet tjera. Unë kam respektin më të madh për Bayern Munich dhe atë që klubi ka bërë për dekada”, ka deklaruar Reus për Bild, përcjell lajmi.net.

“Por unë gjithmonë kam dashur të luaj për Dortmundin. Gjithmonë ishte klubi që zemra ime tërhoqi”.

“Kur luaja në Gladbach atë kohë, ishte e qartë për mua: brenda Bundesligës, unë do të ndryshoj skuadër vetëm për Dortmund, përndryshe do të shkoj jashtë vendit”./Lajmi.net/