Reus, jashtë rrezikut

Borussia Dortmund ka marrë një lajm fantastik. Ylli i ekipit, Marco Reus, nuk vuan nga një lëndim serioz dhe mund të jetë në dispozicion të ekipit menjëherë nga fundjava.

Sport

04/03/2015 14:53

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, nuk vuan nga një lëndim serioz.

Reprezentuesi gjerman i cili u lëndua pas vetëm 20 minutash lojë në ndeshjen kundër Dinamo Dresdenit në kuadër të Kupës së Gjermanisë, të martën, nuk vuan nga një dëmtim i rëndë.

Sipas “Eurosport Germany”, testet e para kanë përjashtuar rrezikun se Reus ka pësuar një lëndim të natyrës së rëndë.

Andaj, njoftimet e para sugjerojnë se ai do të jetë në dispozicion të ekipit për ndeshjen e kthimit kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Madje, ai mund të luajë edhe në ballafaqimin me Hamburgun në fundjavë, në kuadër të Bundesligës.