Reus, futbollist i ‘trentë’

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp lavdëroi Marco Reusin për paraqitjen e tij në fitoren 6-2 ndaj Hamburgut të shtunën. Reprezentuesi gjerman realizoi golin e tij të dytë këtë stinor në Bundesligë duke i ndihmuar Dortmundit të ruajë bilancin pozitiv në edicionin e ri, duke shkatërruar ekipin e Thorsten Finkut në Signal Iduna Park. Por,…

Sport

15/09/2013 17:01

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp lavdëroi Marco Reusin për paraqitjen e tij në fitoren 6-2 ndaj Hamburgut të shtunën.

Reprezentuesi gjerman realizoi golin e tij të dytë këtë stinor në Bundesligë duke i ndihmuar Dortmundit të ruajë bilancin pozitiv në edicionin e ri, duke shkatërruar ekipin e Thorsten Finkut në Signal Iduna Park.

Por, Klopp ishte i impresionuar nga mënyra se si Reus shërbeu për Robert Lewandowskin te goli i katërt i Dortmundit.

“I kam thënë Marcos se e ka siguruar një vend në parajsë me atë që bëri. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Zakonisht kur topi vjen në atë pozitë ju duhet ta goditni drejt portës, por ai lejoi që të shkojë të Lewandowski. E çmendur”, deklaroi Klopp.