Reus: Do të bëj gjithçka për të sjellë këtë lojtar te Dortmund

Marco Reus ka zbuluar se do të bëjë gjithçka për të bindur yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz, që t’i bashkohet Borussia Dortmundit.

Sport

04/09/2019 16:46

Talenti 20 vjeçar ka impresionuar me paraqitjet në sezonin e kaluar, duke u kërkuar nga shumë skuadra, përfshirë edhe Bayern Munich.

“Unë do të përpiqem të bëjë gjithçka për të sjellë atë te Dortmund”, ka deklaruar Reus, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk e di se sa do të shkojë çmimi i tij në të ardhmen, dhe nëse Dortmund do të jenë të gatshëm të paguajnë”.

“Por unë do të përpiqem të bëjë më të mirën, siç kam bërë me Julian Brandt”./Lajmi.net/