Reus – Barcelona, zbulohet një sekret nga viti 2014

Marco Reus ka qenë pranë transferimit te Barcelona në verën e vitit 2014.

Sport

18/09/2019 12:57

Ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus ka qenë pranë transferimit te Barcelona në verën e vitit 2014.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell lajmi.net.

Drejtori sportiv i Barcelonës nga ajo kohë, Andoni Zubizarreta kishte propozuar transferimin e Reusit te trajneri i atëhershëm, Luis Enrique.

Mirëpo, strategu në fund preferoi që klubi të hidhet pas Luis Suarezit duke e lënë pa e shfrytëzuar mundësinë e blerjes së reprezentuesit gjerman. /Lajmi.net/