Restoranti kinez “nuk e di”

Këto ditë është hapur një restorant i ri kinez në Rochester. Emri i tij është? Nuk e di. Nuk është shaka por vërtetë bëhet fjalë për restorantin e ri kinez me emrin “Nuk e di”, i cili është hapur në pjesën perëndimore të Nju Jorkut.

Bota

04/06/2015 00:00

Pronarja Jessie Dong, ka deklaruar për mediet amerikane se ideja për ta emëruar restorantin e saj me një emër të pazakontë, i ka ardhur nga problemet e shpeshta që i ka me tre fëmijët e saj, raportojnë mediet në SHBA.

Ajo pranoi se sa herë që i ka pyetur fëmijët e saj se çfarë dëshirojnë të hanë, ata i janë përgjigjur me buzëqeshje duke i thënë nuk e di. Por ky emër sigurisht që ka befasuar edhe familjen e saj, të cilët mendojnë se është emri më i pazakontë që ndonjëherë kanë dëgjuar.

Dong ka lindur dhe është rritur në provincën Guandong në Kinë, kurse tani e disa vite jeton me familjen e saj në periferi të Rochesterit.