Restorantet e një shqiptari shpallen më të mirët një New York

Dy restorantet e një shqiptari janë zgjedhur si më të mirët në New York, kështu shkruan gazeta New York Times, në një nga numrat e saj të muajit tetor.

Lajme

01/11/2014 18:56

Alban Benjamin Prelvukaj është bashkëpronar në dy prej restoraneve të cilët janë zgjedhur si më të mirët në New York.

Në botimin e ri të guides Zagat të restoranteve të New-Yorkut, e cila u publikua, dy restorantet pronarët e të cilëve dikur punonin në Peter Luger Steak House kanë krijuar konkurencë të fortë për fituesit shumëvjeçar të çmimeve të ndryshme, siç janë restorantet Per Se dhe Marea.

Benjamin Steak House, i vendosur në hotelin Dylan, në pjesën lindore të rrugës 41 ka fituar 27 prej 30 pikëve të mundëshme për kualitetin e ushqimit, ndërsa Sea Fire Grill, restorant i mishit dhe peshkut që gjindet në pjesën lindore të New Yorkut, transmeton RTK.

Asnjëri prej tyre vitin e kaluar nuk ishte në mesin e restoranteve me ushiqmin më kualitativ.

Por, këtë vit, Sea Fire Grill u vendos para restorantit të njohur Per Se, në rang-listën e kualitetit të përgjithëshëm të ushiqmit ndërsa në kategorinë e ushqimit të detit, ai u vendos para restorantit Marea dhe menjëherë pas Le Bernadin.

Sa i përket biftekut, Benjamin Steak House e zuri vendin e dytë – i pari i takoi Steakhouse-it të njohur ndërkombëtarisht Peter Luger, të themeluar në vitin 1887 në Williamsburg të Brooklyn-it.

Ka shumë mënyra për të krijuar rang-lista të restoranteve dhe secila prej tyre lë vend për dyshime. Restoranti Per Se, i cili ka fituar 3 yje të Michelin-it, ka humbur vende në të gjitha kategoritë e guides Zagat.

Në kategorinë e ushqimit amerikan, ai ka rënë nga vendi i parë në të gjashtin, madje ka humbur vende edhe në kategoritë e dekorimit të brendshëm dhe shërbimit.

Sea Fire Grill dhe Benjamin Steak House janë pronë e ish punonjësve të Peter Luger: Arturo McLeod dhe Benjamin Prelvukaj dhe të dy insititucionet kanë meny të dizajnuara, mes tjerash paraqiten molusqet e pjekura, karravidhe, peshku i fërguar dhe biftekë.

Dhe të dyjat vizitohen nga personat e njohur siç janë William Shatner dhe Kim Kardashian .

E ndërkaq edhe njëra prej gazetarëve më të njohura në Amerikë, Cindy Adams, ka shkruar ne Twitter se duhet te provoni ushqimin e Benjamin Steak House.

“Kurr nuk ju kam kërkuar ndonjë shërbim, por ju lus që ta provoni Benjamin Steak House. Dhe kërkoni që kamarier i juaj të jetë Riki”.