Reshje të dendura shiu në Durrës, përmbyten rrugët e qytetit

Shirat e parë për sezonin e vjeshtës kanë sjellë përmbytje në disa qytete të Shqipërisë.

Lajme

23/09/2020 10:22

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu me intensitet të lartë, duke shkaktuar probleme në rrugët e qytetit të Durrësit.

Si pasojë e reshjeve janë krijuar radhë të gjata automjetesh në rrugë, në pikun e lëvizjes në mëngjes.

Mjaft prindër nxitojnë drejt shkollave për të pritur fëmijët që do të mbarojnë turnin e parë, apo për të dërguar të tjerët në turnin e radhës në shkolla.