Reshitaj: Kosova, një nga vendet me rezervat më të mëdha të linjitit në botë

Këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj ka qenë e ftuar të marrë pjesë në ngjarjen “Ballkani Perëndimor dhe Ukraina- Roli i BE-së në ambiciet klimatike” në Parlamentin Evropian ne Bruksel.

Lajme

22/11/2018 21:38

Reshitja në një postim në Facebook ka shkruar se janë duke punuar në rritjen e mundësive për krijimin e energjisë me alternativa më miqësore me mjedisin siç janë Efiqenca e Energjisë dhe Krijimi i Energjisë së Ripërtritshme njësoj siç presim nga ju si EU që të na ndihmoni drejt rrugëtimit të liberalizimit të vizave në mënyrë që rinia dhe populli ynë të lëvizin lirshëm nëpër Evropë.

Ky është postimi i plotë i Reshitaj:

Sot isha e ftuar të marrë pjesë në ngjarjen “Ballkani Perëndimor dhe Ukraina: Roli i BE-së në ambicjet klimatike” në Parlamentin Evropian ne Bruksel.

Në emër te Qeverisë së Republikës së Kosovës theksova që jemi duke punuar në rritjen e mundësive për krijimin e energjisë me alternativa më miqësore me mjedisin siç janë Efiqenca e Energjisë dhe Krijimi i Energjisë së Ripërtritshme njësoj siç presim nga ju si EU që të na ndihmoni drejt rrugëtimit të liberalizimit të vizave në menyrë që rinia dhe populli ynë të lëvizin lirshëm nëpër Evropë.

Gjithashtu potencova që Kosova llogaritet një nga vendet me rezervat më të mëdha të linjitit në botë, të cilin e shfrytëzon për të prodhuar energji elektrike.

Ndërsa në ndërtimin e termocentralit të ri do të përdoret teknologjia e fundit që do të mundësojë zvogëlimin e gazrave sere dhe ruajtjen e mjedisit duke respektuar ligjet e mjedisit në vendin tonë.