Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Reshitaj: Haradinaj është kundër dialogut teknik

23:53 | 10 Gusht 2020

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të rrëshqas në nivel teknik.

“Konsideroj që përfaqësimi i unifikuar i të gjitha forcave politike në dialog do ta forconte kredibilitetin e Kryeministrit Avdullah Hoti dhe të gjithë delegacionit në bisedime. Ramush Haradinaj kur ishte kryeministër ishte e detyruar që të vendosë tarifë ndaj Serbisë sepse politikat serbe e prolongonin një dialog teknik”.

“Lideri Haradinaj është kundër që të fillohet dialog teknik dhe AAK gjithsesi jemi kundër që ky proces të prolongohet me vite. Është momenti që Kosova dhe Serbia të bëjnë një proces politik që epilog do ta ketë njohjen reciproke”, ka thënë Reshitaj, njofton Klan Kosova.

Reshitaj në Edicionin Special ka theksuar se prezenca e një përfaqësuesi të AAK-së në dialog është e nevojshme.

Por përtej kësaj, Reshitaj, kërkon që të ketë unitet mbarë shtetëror për këtë proces.

“Është me rëndësi që kredibiliteti i Hotit të jetë në nivel të duhur nëse jemi të unifikuar si forca politike në Kosovë dhe t’i kemi përfaqësuesit në tavolinë të përbashkët”.

“Kritikat pozitive dhe transparenca është e domosdoshme. Prandaj konsideroj si vlerë qasjen transparente të Haradinajt ndaj mospajtimeve që mund të ketë gjatë një politikbërje – gjatë një koalicioni. Është normale të mos ketë mospajtime. Me rëndësi është që të ketë unifikim dhe bashkërendim të të gjitha veprimeve. AAK ndër çështjet kryesore në marrëveshjet për koalicion e ka pas kontributin e saj në dialogun Kosovë-Serbi”.