Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Reperi shqiptar thotë se Kanye West e pëlqeu albumin e tij

23:20 | 14 Gusht 2020

Gashi ka diçka për të thënë për Kanye West.

Reperi Gashi ka pak ditë që ka lansuar albumin e ri muzikor me titull “1984”, shkruan lajmi.net.

Albumi i këtij artisti po pritet mirë nga ana e publikut, ndërsa Gashi shprehet tejet i lumtur për suksesin që po e tregon ai.

Së fundi, me anë të një postimi, Gashi thotë se Kanye e ka dëgjuar albumin e tij dhe i ka pëlqyer.

“Kam dëgjuar se Kanye e pëlqeu albumin 1984, gjë që më bëri të lumtur”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, me anë të një positmi Gashi ka thumbuar estradën shqiptare që nuk po e përkrahin. /Lajmi.net/