Reperi shqiptar i del në krah Will Smithit, pasi gruaja i tha publikisht se e ka tradhtuar

Will Smith së fundi mori një 'goditje' të rëndë nga bashkëshortja.

ShowBiz

12/07/2020 08:24

Will Smith së fundi gjendej përball bashkëshortes së tij, Jada Smith në emisionin e saj ‘live’, “Red Table Talk”, në Facebook, shkruan lajmi.net.

Në një moment, Jada i thotë para një numri të madh personash që po i ndiqnin, se e kishte tradhtuar me reperin August Alsina.

Tradhtia kishte ndodhur në kohën kur dyshja ishin të martuar. Ndërsa, deklarata e saj bëri që të ‘vërshojnë’ komentet në internet.

Reperi shqiptar Gashi, me anë të një postimi i doli në krah Willit, duke thënë që nuk duhet hedhur baltë mbi të, pas gjithë këtyre viteve karrierë.

“2020 ka shkatërruar kaq shumë … por unë nuk do ta lë ta shkatërrojë edhe Willin … ai është ende më i miri, është akoma një legjendë kurrë mos harroni se … frikacakët në internet flasin, shpresoj se ju e dini që ky njeri ka punuar shumë për të qenë atje ku është. Hidhni baltën pa ndihmën e askujt. Është e trishtueshme se sa shpejt duhet të harroni dhe të përpiqeni të shkatërroni trashëgiminë e dikujt, kur nuk duhet të ketë asgjë tjetër përveç respektit për emrin e tij”, janë fjalët e Gashit. /Lajmi.net/