Reperi i njohur për Stresin: I sinqertë, i fjalës e i kanunit
Mozzik tregoi publikisht se çfarë mendon për Stresin.

ShowBiz
Reperi Mozzik së fundi është përgjigjur me sinqeritet në pyetjet e shumta të ndjekësve të tij, shkruan lajmi.net.
Fansat e Mozzikut donin të dinin më shumë rreth jetës së tij private dhe asaj profesionale, ndërsa ai u përgjigj pa hezitim.
Një nga pyetjet që iu bë atij ishte edhe “Cka mendimi ke per stresin”.
Duke treguar edhe një herë raportin e mirë që ka me të, Mozzik shkroi “I sinqerte i fjales e i kanunit @stresi s/o badbyz”.
Kujtojmë se pas këngës “Lass Mal”, Mozzik pritet që gjatë muajit të ardhshëm ta publikojë albumin e ri. /Lajmi.net/