Reperi i njohur merr rolin kryesor në video-lojën “Watch Dogs: Legion”
Stormzy mori rolin kryesor në një video-lojë.

ShowBiz
Ylli i “Grime”, Stormzy është përzgjedhur të marrë rolin kryesor në video-lojën e ardhshme “Watch Dogs: Legion”, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Ai do të shfaqet në versionin e tij imagjinar në këtë lojë, që është vendosur në një Londër distopik të së ardhmes së afërt, që është marrë nga një qeveri mashtruese.
Stormzy në një deklaratë për Marc Cieslak të “BBC Click” tha se ai besonte që video-lojërat mund të ishin një platform për të folur kundër padrejtësisë.
Përmes një fotografie mund të kuptoni se si do të duket imazhi i tij në video-lojë. /Lajmi.net/