lajmi.net

Reper Kastro dhuron shujta për banorët në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë

Kastro vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve.

ShowBiz

06/05/2021 23:59

Reperi nga Gjilani, Kastriot Aliu i njohur për publikun si Kastro, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, shkruan lajmi.net.

Këtë e konfirmoi humanisti Halil Kastrati me anë të një postimi në Instagram, ku edhe solli foto me reperin.

Kastro kishte qenë për iftar në Shtëpinë e të Moshuarve, ndërsa do të shtrojë mëngjesin, drekën e darkën për banorët pas Bajramit.

“Sot per iftar ne shtepine e te moshuarve!

Kastriot Aliu KASTRO ishte per iftar ne Shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” me çrast ofroi mengjesin dreken dhe darken per banoret e shtepise se te moshuarve pas Bajramit

Patem nderin ti kem ne vizite per iftar perfaqesuesit e Operatorit TelKos, me çrast ofruan si donacion sherbimet e internetit dhe tv per çdo shtepi te dhuruar nga shoqata jetimat e ballkanit

Zoti i shperblefte!”, shkruan Kastrati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Halil Kastrati (@halilkastrati)

Ndryshe, gjatë muajit të Ramazanit, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Suharekë i vizitoi edhe reperi Capital T dhe Don Xhoni.

Të dy kanë shtruar iftar për banorët. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Halil Kastrati (@halilkastrati)

LM