Rennes refuzon ofertën e Bayern Munich për Tel

Bayern Munich nuk do ta ketë aq të lehtë transferimin e Tel.

Sport

05/07/2022 10:18

Skuadra kampione e Bundesliga ka nisur tentimet për të transferuar lojtarin e talentuar, Mathys Tel, përcjell lajmi.net.

Bavarezët kanë nisur një ofertë drejt zyrave të Rennes, por kjo ofertë është refuzuar.

Bayern kishte ofruar 7 milionë euro për kartonin e 17 vjeçarit, por nuk ishin mjaftueshëm për francezët.

Lojtari ka kontratë me Rennes deri në vitin 2024 dhe francezët nuk janë gati ta shesin kartonin e tij.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ofertë të përmirësuar nga Bayerni. /Lajmi.net/