Rennes në epërsi ndaj PSG-së pas pjesës së parë

PSG është duke u ndodhur në disavantazh pas përfundimit të pjesës së parë nga Rennes.

Sport

03/10/2021 13:54

Vendasit kanë shënuar gol krejt në fund të pjesës së parë, për t’i dhënë avantazhin ndaj parisienëve.

Sulmuesi i Gaetan Laborde u tregua i suksesshëm në portë duke e konkretizuar me gol pas një harkimi fantastik nga 19-vjeçari, Sulemana.

Sipas ‘Sofascore’, Messi është lojtari me notën më të lartë të vlerësuar pas kësaj pjese, i notuar me numrin 7.3, teksa i krijoi dy shanse për bashkëlojtarët e tij dhe kompletoi një driblim.

Mbetet të shihet kundërpërgjigjia e parsisienëve në pjesën e dytë. /Lajmi.net