RENEA gjatë aksionit të kapjes së autorëve të krimit në Elbasan (Video)

Ministria e Brendshme e Shqipërisë, ka publikuar pamjet e kontrolleve të kryera nga RENEA, mbrëmë në Elbansan.

Lajme

04/02/2016 13:19

 

Në masakrën e Elbasanit kanë mbetur të vdekur 3 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje të rënd shëndetësore.

Dy familje janë përleshur me armë zjarri, familja Çapaj dhe Mema dhe motivi duket të jetë hakmarrje, raporton lajmi.net.

Gjatë bastisjes së vendit të krimit, policia shqiptare ka arritur që të konfiskojë 2 armë zjarri automatik që dyshohet se janë hedhur nga autorët e krimit pasi kanë qëlluar me breshëri, 2 krehra pa fishekë, një krehër me 26 fishekë dhe 65 gëzhoja./lajmi.net

YouTube player