Rëndohet situata në Turqi, shënohet rekord i ri i rasteve me COVID-19

Rëndohet situata e koronavirusit në Turqi.

Bota

14/04/2021 11:43

Ky shtet raporton shifër rekord prej 59.187 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 3.96 milionë.

Ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 34.455.

Mbi 52 mijë pacientë në Turqi e fituan betejën kundër koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në mbi 3.4 milionë numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Deri më tani, në Turqi për Covid-19 janë testuar më shumë se 42 milionë njerëz, ndërsa vetëm nga e hëna janë kryer rreth 306 mijë testime.