Renditja më e diskutueshme në histori të futbollit: Nuk përfshihet Ronaldo, harrohet Griezmann

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e ka shpallur Luka Modricin si lojtarin më të mirë në botë për vitin 2018, ndërsa Thibaut Courtois si portierin më të mirë.

Sport

30/11/2018 13:02

Mesfushori kroat mori këtë çmim pas arriti të mbledh 272 pikë, 128 më shumë se Lionel Messi, i cili u rendit në vendin e dytë.

Janë ekspertë të futbollit nga 90 vende që kanë votuar Luka Modricin si lojtarin më të mirë të vitit 2018.

Ylli i Real Madrid e fiton këtë çmim pak kohë pasi mori çmimin e FIFA ‘The Best’, dhe është në mesin e favoritëve për të fituar Topin e Artë.

Pas Modric dhe Messi , renditen Eden Hazard (114 pikë), Kevin de Bruyne (36), Neymar (18), Paul Pogba (14), Christian Eriksen (10), Miralem Pjanic  (7), James Rodriguez (7 ) Ronaldo (5), Isco Alarcon (3), Jorginho  (3), Kylian Mbappe (3), Ivan Rakitic (3), Philippe Coutinho (2), Toni Kroos (1) dhe Thiago Alcantara (1).

Ajo që habit është pozicioni i Cristiano Ronaldos, i cili nuk renditet as në top 10, ndërsa mbetet në garë për Topin e Artë. Në këtë listë nuk figuron as Antoine Griezmann, ylli i Atletico Madrid, që fitoi Kupën e Botës me Francën./Lajmi.net/