Renditja historike e golashënuesve më të mirë nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve fillon sonte edicionin e ri.

Sport

17/09/2019 08:36

Sonte fillon edicioni i ri i Ligës së Kampionëve.

Top klubet evropiane fillojnë rrugëtimin drejt trofeut të shumëkërkuar ku Liverpool hyn në garë si kampion në fuqi.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka publikuar sot renditjen e golashënuesve më të mirë historik të garës, transmeton lajmi.net.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë thyer shifrën prej 100 golash por ylli i Juventusit gjendet aktualisht para atij të Barcelonës me 126, përkatësisht 112 gola.

Kush do të jetë golashënuesi më i mirë i edicionit të ri? /Lajmi.net/