Renditja e re e FIFA-së: Shqipëria humb një pozicion, s’ka ndryshime në top-10 vendet e para

FIFA ka publikuar renditjen e re për kombëtaret, pas përfundimit të ndeshjeve të muajit nëntor.

Sport

28/11/2019 10:53

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror përditëson renditjen pas çdo ndeshje ndërkombëtare.

Ndërkohë, Shqipëria ka humbur një pozicion për shkak të barazimit ndaj Andorrës dhe humbjes ndaj Francës, shkruan lajmi.net.

‘Kuqezinjtë’ tani renditen në pozitën e 66-të me 1356 pikë.

Ndërsa, në top-10 kombëtaret e para renditja vazhdon po e njëjta përveç Kroacisë që është ngjitur në pozitën e gjashtë, duke lënë Portugalinë në të shtatin.

Belgjika, Franca dhe Brazili vazhdojnë të jenë në podium. /Lajmi.net/