Renditja e re e FIFA-s: Kosova vjen me ngritje historike

Kombëtarja e Kosovës është ngritur për gjashtë pozita në renditjen e re të FIFA-s.

Sport

14/06/2019 10:06

Është publikuar renditja e re e FIFA-s për muajin qershor, me Kosovën që vazhdon të fitojë pozicione të reja.

‘Dardanët’ nga pozita e 127 ka arritur të fitojë gjashtë pozita të reja, duke u renditur në vendin 121.

Kjo është renditja më e mirë për Kosovën në historinë e re të saj si anëtare e FIFA-s.

Në anën tjetër Kombëtarja Shqiptare, ka pësuar rënie për katër pozita, duke rënë nga pozita e 62 në pozitën e 66.

Kreun në renditjen e FIFA-s vazhdon ta mbajë Belgjika, që ndiqet nga Franca, Brazili dhe Anglia./Lajmi.net/