Renato Sanches refuzon Milanin
Mesfushori Renato Sanches nuk është i interesuar për kalimin te AC Milan.

Sport
“Calciomercato” raporton se “Rossonerët” kanë arritur marrëveshje me Lillen për shërbimet e portugezit për plotë 25 milionë euro, mirëpo lojtari ka refuzuar kalimin në “San Siro”.
Milan e kërkoi 24-vjeçarin në këtë afat të janarit, pasi e shohin si zëvendësues të Franck Kessie, i cili pritet të largohet në verë.
Por, jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi Sanches nuk ka arritur marrëveshje me shtatë herë kampionin e Evropës shkaku i kërkesave financiare.
Milan do provojë edhe sot (e hënë), që është dita e fundit e afatit të janarit të bind mesfushorin dhe të kompletoi marrëveshjen para orës 12 të mesnatës./Lajmi.net/