Remzie Osmani, e lumtur pranë këtij personi të zemrës

Remzie Osmani pozoi bashkë me mbesën.

ShowBiz

02/06/2020 16:49

Remzie Osmani këtë periudhë pandemie e ka shfrytëzuar për të qëndruar pranë familjes së saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo u lumturua pafund kur i erdhi mbesa, me të cilën kohë pas kohe po ndan me ndjekësit disa fotografi në rrjete sociale.

Në imazhin e fundit, këngëtarja u shfaq me mbesën në duar, teksa dukej shumë e lumtur me vogëlushen në krah.

Remzia kishte veshur një palë pantallona, bluzë të verdhë si dhe një palë atlete, andaj dukej në formën më të mirë të mundshme. /Lajmi.net/