Remy për Chelsean

Chelsea ka gjetur sulmuesin e ri. Blues do t’i hapin bisedimet me Queens Park Rangers për angazhimin e francezit, Loic Remy.

Sport

29/08/2014 11:13

Chelsea do të fillojë bisedimet me Queens Park Rangers në kërkim të marrëveshjes për transferimin e Loic Remy, pas dështimit për të angazhuar futbollistin e Romës, Mattia Destro.

Blues janë në kërkim të një qendërsulmuesi pasi Fernando Torres pritet t’i bashkohet Milanit dhe Diego Costa është lënduar. Italiani Destro ishte objektivi kryesor, por Roma ka insistuar se ai nuk është në shitje.

Ndërsa, “Daily Express” ka raportuar se Remy është opsion i ri. Sulmuesi francez dështoi për t’ju bashkuar Liverpoolit më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës kur nuk i kaloi testet mjekësore.

Por, Chelsea vazhdon të jetë e interesuar për të dhe Jose Mourinho shpreson në një marrëveshje të lirë.